Arrestohet në Podujevë personi që po kërkohej nga Policia për vjedhje të rënda, këto janë inicialet e tij

Policia e Kosovës, stacioni i Podujevës, mbrëmë ka arrestuar një person që ishte në kërkim.
Indeksonline përmes burimeve mëson se personi i kërkuar me inicialet A.F., është i dënuar me 3 vjet burgim për vjedhje të rënda. Pas arrestimit A.F. është dërguar në vuajtje dënimi.
Vlen të theksohet së për një kohë të shkurtër, ky është arrestimi i tretë i personave që janë në kërkim nga policia e Podujevës./Indeksonline/