Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për posedim narkotikësh

Drejtoria e policisë së kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave.
48-vjeçari A.K., u arrestua dhe dërgua në vuajtje dënimi prej 1 viti, për shkak të kryerjes së veprës penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.