75 Mall Live Search
19:49 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person të dënuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Operacioni është kryer nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave pranë Stacionit Policor Jugu në kuadër të Drejtorisë së Policisë në Kryeqytet.

I arrestuari është D.D., mashkull 31-vjeç, i cili ishte në kërkim për ekzekutimin e një urdhër-arresti. Ai është dënuar me 10 muaj burg dhe gjobë prej 3.500 eurosh.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për të vuajtur dënimin konform vendimit të gjykatës.