75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / KV

Arrestohet në Prishtinë një person për disa raste mashtrimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për disa raste të mashtrimit.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte kryer disa veprime mashtruese, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Mashtrim” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore./IndeksOnline/