75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / k.v

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet për disa raste të vjedhjeve

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Prishtinë të dielën, pasi dyshohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur midis 4 korrikut dhe 31 gushtit të këtij viti në rajone të ndryshme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit, ku do të qëndrojë deri në marrjen e një vendimi të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë, transmeton IndeksOnline.

Hetimet mbi rastin po kryhen nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/