Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar me urdhëresë gjykate – dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar me sukses një operacion të befasishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.
I arrestuari është Xh. T., 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim si autor i një vepre penale, dhe ndaj të cilit kishte një vendim gjyqësor për vuajtje të dënimit.
Pas lokalizimit dhe kapjes nga njësitet policore të Kryeqytetit, personi i dyshuar është dërguar për të vuajtur dënimin prej një viti e gjashtë muajsh, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë me aksionet e intensifikuara për arrestimin e të gjitha personave të shpallur në kërkim, me qëllim vendosjen e sundimit të ligjit dhe rritjen e sigurisë publike.
“Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe kapjen e të gjithë personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë,” thuhet në njoftimin zyrtar./IndeksOnline/