75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës po vazhdon të tregojë suksese në arrestimet me flet-arreste ndërkombëtare.

Kësisoj, forcat e sigurisë kanë arrestuar dje një person në Prishtine në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar.

Ky flet-arrest ishte lëshuar nga Interpol–Turqia.

PK-ja ka bërë të ditur se i dyshuari (shtetas turk) është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  /Indeksonline/