75 Mall Live Search
12:17 / E Premte, 16 Qershor 2023 / k.v

Arrestohet në Prizren 25-vjeçari i dënuar me afër 4 vjet burg

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave dhe urdhër arresteve të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Me 15.05.2023,  rreth orës 17:10,  në Prizren është realizuar urdhër arresti i Gjykatës Themelore në Prizren. Me urdhër arrest ishte në kërkim personi S.K. 25 vjeçar, i cili me vendim të plotfuqishëm  ishte i dënuar me dënim me burg për 3 vjet e 9 muaj. I kërkuari, pasi që janë kryer procedurat ligjore, nga policia  e Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës./IndeksOnline/