75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 07 Qershor 2026 / F.R

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari dyshohet se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës 24.04.1999-26.05.1999 ka kryer veprën “krime lufte kundër popllsisë civile”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË CIVILE

Prizren / 24.04.1999-26.05.1999.  Me datë 06.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/