75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 02 Shtator 2025 / S Z

Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim për fajde

Policia e Kosovës në Prizren, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e Vogël, Prizren.

Sipas policisë, ai ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vjet e gjysmë burg për veprat penale “Fajde”.

“I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.