Arrestohet në Rinas për skandalin e ‘Partizanit’ Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Është arrestuar në Rinas Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Pritet që të ketë arrestime të tjera në vijim në lidhje me këtë dosje. Disa ditë më parë Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë.
Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.