75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 09 Prill 2024 / L K

Arrestohet në Romë një nga anëtarët e kërkuar të ISIS

Policia italiane arrestoi një 32-vjeçar nga Taxhikistani në aeroportin Fiumicino të Romës. Ilkhomi Sayrakhmonzoda ka qënë në kërkim ndërkombëtar pasi iu bashkua ISIS  për të luftuar në 2014.

32 vjeçari, një i arratisur dhe me pseudonime dhe kombësi të shumta mbërriti në Fiumicino me një fluturim nga Eindhoven në orën 11.45 dhe u arrestua.

32-vjeçarit iu sekuestruan celulari dhe dy mijë euro cash.