75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH1

Arrestohet në Serbi një i ri nga Podujeva, kishte drogë në veturë

Policia serbe ka arrestuar mbrëmë në Prokuplje një 23-vjeçar nga Podujeva.

Burime të IndeksOnline pohojnë se A.M ishte duke udhëtuar në Serbi, kur u ndal nga policia për një kontroll.

Në veturën e tij dyshohet të jenë gjetur afro 10 kilogramë drogë, e llojit marihuanë.

Burimet bëjnë me dije se 23-vjeçari është ndaluar për 48 orë, teksa nuk dihen detaje të tjera rreth rastit./IndeksOnline/