75 Mall Live Search
10:35 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet në Shqipëri i kërkuari nga Interpol

Shërbimet e stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë arrestuar një 52 vjeçar nga Shkupi me inicialet R.H, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.