Arrestohet në Shqipëri i shumëkërkuari prej policisë italiane
Arrestohet i shumëkërkuari i policisë italiane, i cili që prej gushtit të 2016-ës ia kishte dalë të largohej, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve të dy tonë marijuanë.
Policia e Ankonës dhe Pesaros arrestoi menjëherë pesë persona asokohe, ndërsa njëri prej trafikantëve mundi të shpëtonte.
23-vjeçari është arrestuar në Shqipëri dhe pritet ekstradimi i tij drejt Italisë në mënyrë që të nisë gjyqi, raportojnë mediat e vendit fqinj.
