Arrestohet në Tiranë për të vuajtur 24 vjet burg në Itali, i dënuar për trafik droge

Një 45 vjeçar në Tiranë, është arrestuar sot në mëngjes pasi e kërkon policia italiane që ta çojë në burg për të vuajtur një dënim 24 vjet burgim për trafik droge.
Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, u kap te sheshi “Rilindja” në kryeqytet, gjatë operacionit të koduar “Alias”, ku morën pjesë me dhjetëra forca policore nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania dhe Interpol Tirana.
Policia tha për noa.al se kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë pasi rezulton i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Dënimi është dhënë nga gjykata penale e Milanos.