Arrestohet në Zubin Potok shtetasi serb i kërkuar nga Interpoli
Një person, shtetas serb është arrestuar dje në Zubin Potok.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës, e cila ka treguar se për personin në fjalë ishte lëshuar edhe fletarrest nga Interpoli.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qëndrën e mbajtjes./Indeksonline/