Arrestohet nëna e cila keqtrajtoi tre fëmijët e saj në Podujevë

Një femër është arrestuar të martën në Podujevë pasi e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti dyshohet me bazë të ketë ndodhur me 21 janar të këtij viti, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur për keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve./IndeksOnline/