Arrestohet nëna e “Yllit të Youtube”, ja për çfarë veprash akuzohet!
Nëna e Ryan Kaji, 7 vjeçarit e cila fitoi 22 milion dollarë vitin e kaluar përmes kanalit në YouTube ‘Ryan ToysReview’, është një e dënuar e cila u burgos për vjedhje në dyqane.

Prindërit e Ryan kanë fshehur identitetin e tyre, derisa mbiemrin “Kaji” ia dhanë vetës për shumë arsye, njëra ndër to të fshehin të kaluarën e tyre.
Babai i Ryan u zbulua se është një inxhinier, instructor i cili drejton një Porche Macan GT3 në vlerë prej 80 mijë euro, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Familja e Ryan poashtu bleu një shtëpi të shtrenjtë në periferi të Houston në vlerë prej 6 milion dollar.
Gruaja e tij, e cila është kredituar për krijimin e kanalit fitimprurës në YouTube, është ish-mësuese e kimisë në shkollën e mesme “Loan Guan”
Shtëpia 6,200 metra katrore me një pishinë të madhe është vetëm një nga tre pronat që zotërojnë ata në këtë zonë.
Ata gjithashtu posedojnë një shtëpi me 5 dhoma gjumi, 5 banjo me vlerë 1 milion dollarë në një komunitet afër portës dhe një shtëpi më modeste prej 190,000 dollarësh me tre dhoma gjumi që blenë në 2014.
Megjithëse të ardhuraa të mëdha, nëna e Ryan akuzohet për vjedhje.

Është zbuluar se ajo kishte provuar të vidhte gjësende të ndryshme në vlerë prej 93 dollarë.
Gjykata Penale e Qarkut Harris në Hjuston mund të kishte burgosur atë për 60 ditë – dënimin maksimal për një kundërvajtje të klasës B.

Ajo gjithashtu i kishte dhënë një kartë një personi që duhet të mbante në çdo kohë dhe të merrte pjesë në një program për vjedhje. Tutje, ajo zgjodhi të mos raportojë tek një mbikëqyrës i komunitetit, të kryejë shërbim në komunitet ose të paguajë tarifa mbikëqyrëse./Indeksonline/