Arrestohet ngasësi i veturës tjetër të përfshirë në aksidentin fatal në Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur sot rreth 04:00 në rrugën Qemajl Stafa në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 43 vjeçar. Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar ngasësi i veturës së përfshirë në të njëjtin aksident, transmeton Indeksonline.
Sipas njoftimit të PK-së, viktima po ngiste një veturë të tipit Golf V me targa të huaja kurse i arrestuarit një Golf IV me targa vendore.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë saktësisht në lagjen Arbëria , ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një Golf V me targa të huaja.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person , (ngasësi i automjetit Golf V) i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Trupi i pajetë i viktimës:
B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV :
A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor.
Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.