Arrestohet nigeriani në Prishtinë, këto janë dyshimet e ngritura nga policia

Një shtetas i Nigerisë është arrestuar të enjten në Prishtinë nën dyshimin se është i përfshirë në një rast të trafikimit me qenie njerëzore.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se nigeriani dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kosovarësh për të ushtruar veprimtarinë ilegale në kryeqytet.
Arrestimi i nigerianit ndërlidhet me arrestimin e para një muaji të tri femrave dhe një mashkulli në një banesë në Prishtinë ku ishte hasur edhe viktima e trafikuar.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Për këtë rast me 5 prill ishin arrestuar edhe K.K., (1979) A.M, (2001), XH.M., (1991) dhe A.R., (2001).
Hetimet i ka kryer Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./IndeksOnline/