Arrestohet njё person i dyshuar për 11 vepra penale të vjedhjes së rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, mё 26.08.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni, kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, i cili nё bashkëveprim edhe me njё të dyshuar tjetёr tё cilёt nё muajin (qershor, korrik dhe gusht), kanё kryer njёmbёdhjetё vepra penale tё vjedhjes sё rёndё. Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё Pejё, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme.
“Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr policinё”, thuhet në njoftyimin për media/Indeksonline/.