75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Z S

Arrestohet njё person i dyshuar për veprat penale mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe sulm

Stacioni policor në Pejë, më 09.06.2026, rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se njё person kёrkon ndihmё nё rrugёn “Ramiz Gjema” në Pejë.

Lidhur me këtë policia menjёherё ka dalë në vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima se bashku me tё dyshuarin e rastit, nga viktima ёshtё deklaruar se kishin mosmarrёveshje me tё dyshuarin, pas pyetjes nga zyrtaret Policor se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё skaduar.

Pas kontrollit nga zyrtarët policorë janё gjetur dhe sekuestruar

Njё pushkë BAIKAL TOZ-17-01

Njё pushkë BOLT RIFLE

Njё pushkë BRNO FOX II 22 HORNET

Një karikator

Dyqind e pesёdhjetё (250) fishekë tё kalibrave tё ndryshëm.