75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Z S

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor Pejё, me datёn 02.02.2026 rreth orёs 08:50, deri sa zyrtaret policor ishin nё patrullё kanё vërejtur tё dyshuarin i cili ishte i shpallur nё kёrkim policor.

I dyshuari me tё vërejtur Policinë ka filluar tё ikё mirëpo ёshtё kapur nga zyrtaret policor, dhe ёshtё arrestuar.

Më tutje është bërë e ditur se gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policor dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.