Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “vjedhje”

Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, stacioni policor në Istog, mё 07.03.2025, ёshtё informuar nga ankuesi se nё njё market nё fshatin Banjё-Istog, ka ndodhur njё rast vjedhje, mё 02.03.2025, rreth orёs 19:20, ku janё vjedhur mjete tё punёs në vlerё rreth njё mijё (1000) euro, tё cilat janё vërejtur nё monitorimin e kamerave tё marketit.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku në vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitarët lidhur me kёtё rast.
Pas njё pune intensive tё hetueseve tё stacionit policor Istog, mё 13.03.2025 ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar, kurse sendet e vjedhura janё gjetur dhe janë sekuestruar.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit sendet e vjedhura i janё kthyer pronarit.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
