75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 06 Mars 2025 / MSH

Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, kishte në çantë një armë pa leje

Mbrëmë rreth orës 23:25, ekipi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka ndaluar një veturë të tipit “Mercedes” me targa vendore në fshatin Balaj.

Sipas njoftimit të policisë, automjetin e drejtonte shtetasi E.K., 20 vjeç.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri – pistoletë, me katër fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar.

“Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.