75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 04 Prill 2024 / A. M.

Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, po kërkohej për dhunim

Është arrestuar një 20-vjeçar në Ferizaj i cili po kërkohej për veprën penale “dhunim” me dënim burgimi prej 18 muajve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me iniciale E.H., është arrestuar në rrugën “Driton Islami”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.