75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / L K

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet se la shtatzënë një 12-vjeçare

Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12-vjeçare nga Përmeti.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur i riu ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren. Kontakti seksual ka shfaqur te e mitura 40 ditë më pas shqetësime në trup.

Ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij, njofton Euronews.al.