Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, barte armë pa leje në veturë

Policia e Kosovës, Stacioni në Mitrovicë, ka arritur të arrestoj një person i cili po barte armë pa leje në veturën e tij bashkë me 5 fishekë.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Mbi bazën e informacioneve dhe dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, zyrtarët policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, për një kohë të shkurtë kane arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë veturën e të dyshuarit me çrast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me pesë fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.”
Sekuestrimi i armës është realizuar në orët e pasdites së sotme në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicën e jugut”
“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari D. H., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”
“Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, u shprehë ai./Indeksonline/