Arrestohet një 26-vjeçar, ishte i dënuar me 5 vjet burgim për dhunim

Policia e rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se e ka arrestuar një A.O,mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vjet) për veprën dhunim.
“Policia po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit – Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestonin personin e kërkuar:
-A.O,mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vjet) për veprën dhunim”, thuhet në njoftim.