Arrestohet një 29 vjeçar në Ferizaj, kishte urdhëresë nga Gjykata

Sot është arrestuar një person me inicialet M.S i moshës 29 vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet M.S (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.