Arrestohet një 30-vjeçar për dy vjedhje në Fushë-Kosovë

Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë-Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhur gjatë muajit korrik 2024, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Puna e hetuesve policorë është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikonin dhe arrestonin personin e dyshuar: I.H., mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve./IndeksOnline/