Arrestohet një 32-vjeçare për grabitje në Fushë Kosovë

Njësitet policore të stacionit në Fushë Kosovë kanë arrestuar një grua 32-vjeçare, e dyshuar për një grabitje të ndodhur më 11 mars 2025 në një market.
Sipas policisë, e dyshuara kishte kërcënuar punëtoren e marketit me një thikë, duke i marrë një shumë parash. Pas veprimeve operative, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarën mbrëmjen e djeshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./IndeksOnline/