75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohet një 33 vjeçar, i dyshuar për kanosje me armë

Sot nga zyrtarët policorë të Stacionit- jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:30, në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, ka bërë të ditur për IndeksOnlinen, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Atij i është gjetë dhe sekuestruar  një armë e tipit SIG SAUER 7.65mm me pesë (5) fishekë si edhe një sasi e substancës narkotike (kanabis sativa)”, tha Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar, se personi i dyshuar është  A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit.

“Ai dërgohet në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat: Kanosje, Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si edhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, theksoi Ahmeti.