75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Arrestohet një 36 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje, kishte kohë që po kërkohej nga gjykata

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në lagjen Emshir në Prishtinë.

“Hetuesit policor  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba  civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të  vjedhjeve”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I arrestuari me inicialet J.K është 36 vjeçar. Ai është i dënuar me 3 vite burg dhe kishte kohë që gjykata kishte lëshuar urdhëresë për të.

Menjëherë pas arrestimi, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë nga PK:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë 7 maj 2021 – Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba  civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të  vjedhjeve.

Bazuar në hetimet e deritanishme,  personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.

Ndaj personit të dyshuar :

J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”,

në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë.

Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.