75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / FR

Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj pasi u pa me armë zjarri, i sekuestrohet një pushkë

Policia e stacionit në Ferizaj më 18.09.2024 rreth orës 18:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Gaçkë të Ferizajt një person është pa me armë zjarri.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin  XH.R ( M/K) i moshës 42 vjeç, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, pushkë e gjuetisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pushkë e gjuetisë).

Rasti është cilësuar: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.