75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Arrestohet një 44 vjeçar në Gjilan, policia i gjeti marihuanë në shtëpi

Dje, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN ne Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.

2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.

3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.

4) Një peshore elektronike – digjitale.

5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).

6) Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. (1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.