Arrestohet një 51-vjeçar, ishte në kërkim për përdorim arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M, i moshës 51-vjeçar.
Ai kishte qenë në kërkim nga policia e Ferizajt me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale: ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje dënimi.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.