Arrestohet një 51-vjeçar në Han të Elezit, ishte shpallur në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte urdhër për arrestim nga Gjykata Themelore ee Ferizajt.
Ai është arrestuar sot në ora 04:00 të mëngjesit në pikën kufitare Hani Elezit.
‘’Më 11.11.2024 rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga stacioni i policisë në Ferizaj me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ai akuzohet për veprën penale “’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Indeksonline/