Arrestohet një 68-vjeçar në Shqipëri, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 11-vjeçare

Një 68-vjeçar është arrestuar në Maliq të Shqipërisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
Policia e Korçës bën me dije se i moshuari me iniciale I.S. është arrestuar në flagrancë.
“Komisariati i policisë – Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare”, njofton policia.