75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / F.R

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se e rrahu një nxënës dhe e bëri për spital

Një arsimtar i një shkolle fillore është arrestuar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 10:30, ku i dyshuari, arsimtar në një shkollë fillore, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim trupor”./IndeksOnline/