75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një avokat në Prizren, për mashtrim me licencë

Është arrestuar një  person i dyshuar-avokat, pasi që të njëjtit i kishte skaduar licenca e punës dhe kishte prezantuar dokumentin (licencën e punës) të vëllait të tij me profesion të njëjtë-avokat.

I dyshuari, dokumentin e kishte prezantuar brenda stacionit policor, pasi ai kishte shkuar ta përfaqësojë një person të dyshuar për një rast të caktuar, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/