Arrestohet një burrë në Prishtinë, u dërgonte mesazhe pornografike personave të mitur

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që u ka dërguar mesazhe me materiale pornografike personave nën moshën 16 vjeçare.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, viktimave meshkuj kosovarë u ka dërguar SMS me përmbajtje shqetësuese. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./