75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 25 Qershor 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Deçan, pas një mosmarrëveshje në familje rrahu tri gra

Një burrë është arrestuar në Deçan, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte ushtruar dhunëndaj tri viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dhunë në familje, Deçan / 24.06.2024 – 16:56.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka kryer veprën e lartcekur ndaj tre viktimave femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/