75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 28 Maj 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Ferizaj, sulmoi policët

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, derisa ishin në kryerje të detyrës. Sipas policisë i dyshuari fillimisht i kishte fyer zyrtarët policor dhe në momentin arrestimit e kishte sulmuar njërin nga ta. Polici i cili është sulmuar, ka kërkuar trajtim mjeksor.

“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe  ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje . Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/