Arrestohet një burrë në Ferizaj, sulmoi seksualisht dy femra

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për sulm seksual ndaj dy femrave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 27.05.2024-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.