Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, rrahu nënën e tij

Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që kishte sulmuar nënën e tij.
“Fushë-Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/