75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / A. M.

Arrestohet një burrë ne Gjilan, po bashkëjetonte me një të mitur

Një burrë është arrestuar dje në Gjilan, për shkak se po bashkëjetonte me një të mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq e mitura është dërguar në strehimore.

“Gjilan, 28.06.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.