75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / FR

Arrestohet një burrë në Gllogovc, dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur

Është arrestuar një burrë në Gllogovc, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

E mitura është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.