Arrestohet një burrë në Janjevë, sulmoi seksualisht një të mitur

Një burrë është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër të mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL. Fsh. Janjevë, Lipjan 16.10.2023 – 12:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline./